60 minuta rrebesh shiu përmbyt rrugët e Shkodrës. Makinat ngjasojnë me varkat

Rrebeshe të forta shiu përfshin qytetin e Shkodres mëngjesin e sotëm, 3 dhjetor 2021. 

Për 60 minuta ku nuk mungoi as breshëri dhe stuhitë e erës, ndikuan që gjendja të përkeqesohej, aq sa niveli i ujit “zhduku” bazamentin e rrugës, duke mbuluar edhe trotuaret.

Makinat ngjanin me varkat në rrugë, ndërsa qarkullimi u vështirësua edhe për këmbësorët që mbeten të bllokuar për minuta të tëra. Nga hyrja e Shkodres, drejt lagjeve Xhabije e Parrucë, qendra e qytetit dhe deri në lagjen Rus, situata ishte e njëjtë kudo.

Kolektorët nuk e përballuan sasinë e reshjeve të rëna, duke e bërë të pazakontë situatën. Shkodra do të jetë gjatë të gjithë ditës në këto kushte ekstreme të motit, e që pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

 


60 minuta rrebesh shiu përmbyt rrugët e Shkodrës. Makinat

60 minuta rrebesh shiu përmbyt rrugët e Shkodrës. Makinat