Ora News zbardh dosjen e uniformave të policisë, tenderi u bazua në çmimet e tregut dhe jo çmimin më të ulët
Zbardhet dosja e SPAK për arrestimet per tenderin e uniformave të policisë së shtetit.
Në dokumentin e siguruar për Ora News nga gazetarët Elton Qyno dhe Keti Banushi, ka rezultuar se përmes një emaili të datës 22.08.2019, titullari i Organit Qendror Blerës, Edlira Naqellari, ju është drejtuar përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktor, Theodhori Gravani, Janaq Xhelili dhe Zenel Hyka, ku vë në dijeni edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ndër të tjera Autoritetit Kontrakto i sillet në vëmendje se në rast te ndryshimit modifikimit të specifikimeve teknike nga Autoriteti Kontraktor, eventualisht do të jetë i nevojshëm edhe një proces analize testimi mbi vlerën e artikujve (për efekt të shumatores limit të çmimeve për njesi), si dhe nëse këto ndryshime ndikojnë në fondin limit të procedurës.
Në këtë aspekt, sillet në vëmendje se në rast të analizës-testimit të tregut, vlera referente duhet të jetë ajo e mesatares së çmimeve të marra në treg dhe jo e çmimit më të ulët (referuar praktikës së rekomanduar nga APP).
Vendosja e alternativave në të dhënat teknike të artikujve, shkakton interpretime të gabuara tek operatorët ekonomike, si dhe problem në testimin e tregut, duke bërë që operatorë të ndryshëm ekonomike të bazohen në alterativa të ndryshme në dhënien e çmimeve, duke mos testuar-analizuar efektivisht vlerën reale për një cilësi të caktuar të një artikulli.
Në këto kushte theksohet se analiza-testimi i tregut duhet t'i referohet vetëm një alternative të dhënash teknike të artikujve, të konsideruar si variant me cilësor nga Autoriteti Kontraktor, thuhet në dosjen e SPAK.
9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan në kuadër të një hetimi të nisur vitin e Kaluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).
Të gjithë akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa dyshohen të kenë favorizuar kompaninë fituese në garën për blerje dhe shpërndarje të uniformave të policisë”.
