Aksident në Elbasan, makina godet dy këmbësorë, mes tyre 6-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd , ku një makinë ka përplasur dy këmbësorë, mes tyre edhe 6-vjeçari.

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit janë lënduar J. H., 60 vjeç dhe L.H., 6 vjeç, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.12.2021, rreth orës 14: 30., në aksin rrugor Elbasan - Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 51 vjeç, ka goditur këmbësorët J. H., 60 vjeç dhe L.H., 6 vjeç, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.

Grupi herimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.