Mbyllja e hyrje-daljeve në autostradë, bizneset në protestë me dy kërkesa: Rrugë dytësore ose kohë!

Mbyllja e hyrje-daljeve në autostradë, bizneset në protestë

Komuniteti i bizneseve në zonën Maminas-Sukth ka nisur protestat kundër mbylljes së hyrje-daljeve në autostradë nga Maminasi në Durrës.

Bisnesmenët e zonës kanë deklaruar se ndërprerjet po bëhen pa paralajmërim, duke paralizuar veprimtarinë tregtare që ata kanë.

Kërkesa e tyre është e qartë: Ose të bëhet rrugë dytësore nga Vora deri tek Ura e Dajlanit, ose të përcaktohen parametrat e hyrje-daljeve sipas standardeve rrugore dhe t’i lihet kohë biznesit për t’i rregulluar.

Aksioni për bllokimin e hyrje-daljeve të paligjshme në autostradën Tiranë-Durrës nisi dy ditë më parë nga IKMT në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë e Shtetit.