Stuhi në qytete dhe borë në male, zonat malore nga jugu në veri të bllokuara e pa energji
Stuhi shiu e ere kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore reshjet janë në formën e dëborës. Shkodra u përmbyt, fshatra në veri e jug të vendit mbeten të izoluar dhe pa energji elektrike. Probleme edhe në zonat bregdetare.
Shkodra u përmbyt pasi një stuhi ere e shiu përfshiu kryeqendrën e veriut.
Kolektorët nuk arritën të përballojnë prurjet intensive që zgjaten për rreth një orë e për pasojë uji në rrugë arriti disa centimetra.
Këto pamje tregojnë situatën e krijuar nga sheshi "Nënë Tereza" në qendër deri në lagjet periferike Parrucë, Xhabije e Rus.
Këmbësorët u detyrën të zhysin këmbët nën ujë ndërsa makinat ngjanin si varka.
Në alpe reshjet ishin në formën e borës që mban të izoluara rrugët drejt fshatrave të turistikë.
Në Korçë, fshati Panarit mbetet i izoluar prej 5 ditësh dhe bashkë me Selenicën, Pishën, Ballabanovën vuan mungesën e energjisë elektrike.
Zvicra shtrëngon masat kundër Covid-19
3 Dhjetor, 15:05
OSHEE thotë se stuhia ka dëmtuar 6 shtylla druri dhe 8 shtylla betoni si dhe janë këputur përcjellësa dhe izolatorë, ndërsa remonti vështirësohet nga dëbora që arrin në 40 cm trashësi.
Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin po krijojnë rrëshqitje dherash e gurësh në shumë rrugë nga veriu në jug, ndaj kërkohet kujdes.
Fortuna në zonat bregdetare ka detyruar pezullimin e lundrimit për anijet e vogla dhe Peshkarezhat në Vlorë dhe Durrës.
Tragetet e linjave me Italinë vazhdojnë lundrimin, por me vonesa për shkak të kushteve atmosferike.


