Vlorë: Dallgët 4 metra të lartë, trageti nga Brindizi do ankorohet me vonesë

Kapiteneria e Vlorës njofton pezullimin e lundrimit të mjeteve të Vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për ditën e sotme për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë.

Njoftohet se dallgët arrijnë në lartësi gati 4 metra jashtë gjirit të Vlorës, ndërkohë trageti Galaxy do vijë me vonesë rreth ores 14:00 për shkak te kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Në  bazë  të  parashikimit për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  24 orët  në  vazhdim  në  daten  03.12.2021  në  drejtimin  JUG-JUGLINDJE  dhe   JUGPERËNDIM  në  forcën  5-6bft  10-15m/s,  lartësi  dalge  0.50-1.50metër  brenda  gjirit  të  Vlorës dhe  në  forcën 7-8  bft / 15-20m/s dhe  lartësi dallge  nga  1.50 deri 3.50 metra  jashtë  gjirit të  Vlorës.

Është ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese, anijeve të  peshkimit  dhe  marja e  masave.

 Janë njoftuar  të  gjitha  anijet  e  peshkimit  dhe  mjetet  e  vogla  lundruese  për  situatën  e  përkeqësuar  dhe janë  marrë  masat  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  akostuara  për  parandalimin  e  ngjarjeve  dhe situatave  gjatë datës 03.12.2021.

 Përmisimi  i  situatës  meteorologjike pritet të ndodhë mëngjesin e nesërm.