GJKKO kthen Qerim Ismailajn, në dosjen e SPAK mungojnë dokumentet e Greqisë
Gjykata e Posaçme rrezon kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çëstjes ndaj krebashkiakut të Mallakastrës Qerim Isamailaj.
Trupa gjykuese e GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi nga shqyrtimi i materialeve rezultoi se në fashikull mungonin aktet e kominikimit të akuzës ndaj Ismailajt në shtetit fqinj të Greqisë.
Hetimet ndaj të zgjedhurit vendor në Mallakastër nisën pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Qerim Ismailajn se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë ndaj tij në Greqi.
Kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 u akuzua nga SPAK për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Më 1 nëntor 2021 nga Prokuroria e Posaçme kjo çëstje është dërguar për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë por togat e zeza kanë gjetur mangësi në dosjet dhe kanë vendosur që t`ia kthejnë fashikullin prokurorisë.
