Dhunuan në banesë 19-vjeçaren, arrestohen bashkëshorti dhe vjehrri

Babë e bir ranë në prangat e policisë për dhunë në familje.

Nga policia e Matit u arrestuan në flagrancë shtetasit Driland Zida, 29 vjeç, dhe Bestar Zida, 57  vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, bashkëshortes së  29-vjeçarit, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.