Gledis Nano bën bilancin: Gjatë 2021 u goditën 40 grupe kriminale, 31 milionë euro asete të sekuestruara

419 operacione policore, 78 prej të cilave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, janë zhvilluar përgjatë vitit 2021.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë zhvilluar 60 operacione ose 16.7% më shumë.

Të dhënat u bënë me dije nga kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë.

Nano tha se janë goditur 40 grupe kriminale si dhe janë sekuestruar asete me vlerë mbi 31 milionë euro, që i takojnë 41 rasteve.

Në luftën kundër lëndëve narkotike, Nano tha se janë asgjësuar 164 765 bimë narkotike.

Deklaratat i bëri në Komisionin e Sigurisë, ku ishte thirrur në seancë dëgjimore nga opozita për situatën kriminale gjatë vitit 2021 dhe masat e marra nga Policia e Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Dokumenta bashkëngjitur