Bie nga shkallët e restorantit ku po punonte, plagoset 40-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 13:15
Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në kryeqytet pasi ra nga shkallët e një restoranti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën "Don Bosko".
Në një restorant, aksidentalisht ka rënë nga shkalla shtetasi E. Sh., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.