Berisha ndalon për kafe në Has para Foltores në Tropojë: 85% e delegatëve e kanë firmosur formularin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndaluar për një kafe në Has para takimit në Bajram Curri.
"Një kafe dhe bisedë me miq, demokrate dhe demokratë të Hasit!Të dashur miq, sot zhvillova një takim me Kryetarin e Degës së PD-së në Has, z. Miftar Dauti, Sekretaren e degës, zj. Nazlie Laçi, Kryetaren e LDG Has, zj. Flutura Aliaj si dhe me kryesinë e delegatët e zonës".
Berisha thotë se në takim u diskutua mbi krizën që po kalon Partia Demokratike si dhe u shpreh mbeshtetje e fortë për Foltoren: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.
"Rreth 85% e delegateve te Kuvendit Kombetar te Hasit kane firmosur formularin me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit. Mirënjohje të thellë për demokratet dhe demokratët hasjanë! Rrofte Hasi".
