Goditet grupi kriminal në Itali/ Arrestohen 15 persona, midis tyre 4 shqiptarë. Trafikonin marihuanë nga Shqipëria në Maltë

Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike është goditur nga policia italiane, ku si rrjedhojë janë arrestuar 15 persona, midis tyre dhe katër shqiptarë.

Sipas policisë italiane, shqiptarët dyshohet të jenë furnizuesit kryesorë të lëndës narkotikë marihuanë, të cilën e blinin në Shqipëri, e shisnin te një trafikant në Itali, i cili më pas e rishiste marihuanën në Maltë.

Shqiptarët e arrestuar janë Eriseld Hoxhaj, Ledi Hoxhaj,  Emiljano Hoxhaj dhe Fatjon Cuca. Gjatë operacionit anti drogë policia ka sekuestruar 430 kg drogë, të llojit kokainë, hashash dhe marihuan.

Të arrestuarit janë: 

Alessandro AGOSTINO

Giuseppe AGOSTINO

Salvatore AGOSTINO

MIK Rruzare

Lucia ARMENI

Antonio BEVILACQUA

Rocco BEVILACQUA

Antonio Salvatore COMMISSO

Fatjon CUCA

Emiljano HOXHAJ

Eriseld HOXHAJI

Ledi HOXHAJI

Roberto MELFI

Pietro SESSA

Gjon SPITERI