Aksident te "Kafja e Rremës" në Tiranës, plagoset drejtuesi i mjetit pas u përplas nga një femër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 11:27
Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35, në vendin e quajtur "Kafja e Rremës", ku janë përfshirë në aksident mjeti me drejtuese shtetasen E. L., me mjetin me drejtues shtetasin D. Sh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. Sh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.