Po çonte klandestinë në Kosovë, arrestohet në Kukës 21-vjeçari nga Tirana

Një 21-vjeçar me banim në Tiranë u arrestua nga policia e Kukësit për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga ka rënë shtetasi A. Gj.

Ai u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip "Honday", emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".