Babai kërkon vajzën. Më 27 nentor erdhi nga Italia, nuk është kthyer në banesë

Një 24 vjeçare rezulton se ka humbur kontaktet me familjen për 3 ditë. Mësohet se vajza ka hyrë në Shqipëri nga Italia më 27 nëntor por deri më 30 nëntor ajo nuk është kthyer në banesën e tij në Shqipëri.

Denoncimi është bërë paraditen e 30 nentorit.

"Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale."