"Kemi më pak vrasje se në Bullgari e Rumani" Nano raporton në Komisionin e Sigurisë: Do ristrukturojmë strukturën e policisë

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano është thirrur në Komisionin Sigurisë për të raportuar lidhur me situatën kriminale në vend dhe çfarë është bërë për dosjet e pazbardhura.

Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale Nano tha se është iniciuar dhe po punohet për ristrukturimin e policisë së shtetit.

“Kemi inicuar rishikimin e të gjitha planeve që duhet të jenë më efikase në funksionim e reagim në një kohë sa më të shpejtë.

Prej një muaji janë ngritur grupe pune për ristrukturumin e policisë së shtetit. Nevojës për përmirësim të strukturës së shtetit. Për të rritur punonjësit e policisë aty ku ka nevojë dhe numrin e ngjarjeve të ndodhura.”
Vrasjet?

Nano thotë se kurba vitet e fundit ka një trend në ulje për numrin e vrasjeve.

“Numri i vrasjeve në Shqipëri është më pak se në Bullgari dhe Rumani”