A ka shpresë për zbardhjen e vrasjes së deputetit Xhindi dhe gjyqtarit Konomi? Ja si përgjigjet Nano
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk ka dhënë shumë detaje nëse ka shpresë për zbardhjen e vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi por tha se të dy çështjet janë në hetim.
"Nuk dua të jap asnjë detaj për hetimin e këtyre ngjarjeve sepse është sekret hetimor. Por dua tu them se të dyja janë çështje ende në hetim" tha ai në Komisionin e Sigurisë në përgjigje të pyetjes së deputetit Qefalia.

Nano u pyet dhe për bashkëpunimin mes drejtorive të policisë në vend dhe fondin e policisë për rrjetin e informatorëve.
"Drejtoritë vendore të policisë a bashkëpunojnë me njëra-tjetrën?E kanë detyrim bashkëpunimin, niset dhe nga nevoja dhe dinamika e kriminalitetit.Sa i takon fondit për rrjetin e informatorëve, nëse duhet një shifër e saktë dhe sa është shpenzuar mund t'ua vëmë në dispozicion me shkrim".
