Shpërthim pranë stacionit të trenit në Mynih të Gjermanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 14:01

Një shpërthim i madh ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Munih.
3 persona janë plagosur në Gjermani, pasi një bombë avioni nga lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Bomba ajrore peshonte 250 kg, shkruan Bild. Ndërsa shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg nga stacioni i trenit.
Mësohet se linja hekurudhore është pezulluar përkohësisht, deri në zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën. Jashtë zonës nuk ka asnjë rrezik, shkruan policia në Twitter.
Ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann, ka deklaruar për BILD: " Shpërtheu një bombë ajrore me peshë 250 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore. Mbeturinat fluturuan qindra metra. E gjithë zona po kontrollohet”.

