Baza e NATO-s në Kuçovë, banorët e Moravës në protestë: Çmimi i shpronësimit, qesharak

Banorët e fshatit Moravë në Kuçovë, kanë dalë në protestë duke kundërshtuar vlerën e shponësimit të tokës në të cilën do të ndërtohet aeroporti ushatarak i NATO-s. Banorët thonë se vlera e shpronësimit është qesharake, ndërsa nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet pritet që ata të përshkallëozojnë protestën.

Banorët fshatit Moravë në Kuçovë dolën në protestë të mërkurën.

Tokat e tyre do të shpronësohen për t’i lënë vend ndërtimit të aeroportit ushtarak që do të jetë pjesë e Bazës Ushtarake të NATO-s.

Për banorët vlera e shpronësimeve nga shteti shqiptar është qesharake.

Ata thonë se Ministria e Mbrojtjes i ka lajmëruar se do të shpronësohen me një vlerë prej 230 mijë lekësh të reja për dynym.

Banorët e Moravës deklaruan se tokat e tyre do t’i lëshojnë vetëm në rast se shpronësimet do të kryhen sipas çmimeve të tregut.

Ata thonë se presin një përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Ndërtimi i Bazës Ajrore të NATO-s në Shqipëri është parë gjerësisht si një lajm i mirë për vendin tonë, ndërsa aty do të investohen rreth 50 milionë euro.

Baza e NATO-s në Kuçovë, banorët e Moravës në