Shteti zhvendoset në Vlorë për festën e Flamurit

Shteti u zhvendos në Vlorë për 109 vjetorin e Pavarësisë. Cermonia e ngritjes së flamurit bëri bashkë presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryeparlamentaren Nikolla dhe kreun e bashkisë Leli.

Pas ngritjes së flamurit, të pranishmit vendosën kurora me lule në emër të kombit shqiptar tek varri i Ismail Qemalit.