"Isha i vetëdijshëm që Rama do përdorte paratë e pushtetit dhe drogës", Braimllari: Marrëveshja me Bashën më e thellë se 25 prilli
Ka pasur akuza nga ana e opozitës e ishte Presidenti Meta ai që ka dëmtuar fushatën zgjedhore gjatë 25 prillit.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në studion e Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj është shprehur se fushatën e zgjedhjeve nuk e dëmtoi Presidenti.
Braimllari: Ne kishim një kandidat për kryeministër që ishte Lulzim Basha. Nuk kandidonte Ilir Meta, as Monika Kryemadhi. Ai ishte përgjegjësi kryesor i fushatës. Fushata u dëmtua nga mungesa e funksionimit të një fryme të fortë opozitare në terren. Nëse do kishte frymë bashkimi, LSI dhe PD do e mbanin nën kontroll masakrën zgjedhore. Unë kam qenë i vetëdijshëm që Edi Rama do përdorte paratë e pushtetit dhe të drogës më 25 prill. Ka pasur pushtet maksimat dhe falë gabimeve tona, por mendoja dhe besoja që një frymë e përbashkët në terren do e minimizonte këtë masakër.
Për Braimllarin pas 25 prillit nuk pati një komunikim për të pasur një bisedë të përbashkët. Sipas tij ka vetëm një arsye për këtë; marrëveshja që Basha ka me Edi Ramën.
Braimllari: Nuk ka ç'i duhet asnjë aleat sepse është me Edi Ramën. Ai e ka shumë të qartë, ky zotëria brenda PS-së godet gjithë PS-në se është në marrëveshje me Lulzim Bashën, ky tjetri është në marrëveshje me Edi Ramën dhe nuk kanë nevojë për asnjë aleat.
Sipas Braimllarit, "nga analiza post 25 prillit ka qenë një marrëveshje më e thellë se thjesht 25 prilli.
