Çfarë po ndodh në LSI? Braimllari lë hapur mundësinë e rikthimit të Presidentit Meta në krye të partisë

Debati dhe përplasjet  mes dy ish-aleatëve, PD dhe LSI, kanë agravuar duke u bërë thuajse të përditshme.

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në studion e lajmeve me gazetarin Everest Dedaj, ju përgjigj Gazmend Bardhit, duke e akuzuar atë se duhet te ishte  para drejtësisë për vrasjen në fushatë në Elbasan.

"Unë e kuptoj sikletin që ka Bardhi sepse ai ka mbi supe një ngjarje shumë të rëndë në Elbasan. Është humbja e jetës së një qytetari dhe sot ai duhet të ishte para drejtësisë për këtë çështje, duhet të kishte lënë mandatin e deputetit. Është pikërisht kjo ngjarje  e rëndë ku humbi jetën një qytetar e cila shkatërroi fushatën e opozitës," tha Braimllari.

Arsyet e humbjes në 25 prill ja faturon PD-se, ndërsa tha se Basha në 25 prill beri fushate personale, duke e akuzuar atë se ka bashkëpunuar me Ramën. Kjo tha Braimllari është faktuar nga  analiza e 25 prillit.

"Ka vetëm një arsye që është në marrëveshje të drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe nuk ka ç'i duhet më asnjë aleat. Ai e ka shumë të qartë, ky zotëria brenda PS-së godet gjithë PS-në se është në marrëveshje me Lulzim Bashën, ky tjetri është në marrëveshje me Edi Ramën dhe nuk kanë nevojë për asnjë aleat. Kjo është arsyeja. Mendoj nga analiza post 25 prillit që ka qenë një marrëveshje shumë më e thellë se 25 prilli," tha Braimllari.

I pyetur në qoftë se LSI po pret rikthimin e Metës, ai dha këtë përgjigje: Ilir Meta është ai politikan që në momentin që themeloi LSI futi një model të ri në politikë bërje duke hapur totalisht partinë ndaj të rinjve dhe të rejave.