Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2021, 08:59
Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm, 28 nëntor.
Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.
Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadromë po punon për heqjen e gurëve.
Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.

