Rama zbulon bisedën me Papën: Flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën me Papa Françeskun pas takimit në Vatikan. Rama shkruan në Facebook se Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme dhe ruan të freskët vizitën e tij të parë në vendin tonë.
"Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë," shkruam kryeministri në Facebook.
