Aleatë kundër diktaturave, Blinken: Me Shqipërinë do jemi bashkë në Këshillin e Sigurimit
Angazhimi i Shqipërisë në strehimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore por dhe i afganëve shihet si një shembull në arenën ndëkombëtare. Në urimin për 109 vjetorin e pavarësisë, Antoni Blinken blerëson marrëdhënien më shumë se një shekullore si dhe bashkëpunimin e ngushtë.
Përmes mesazheve të urimit, krerë të shteteve nga e gjithë bota kanë dhënë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në 109 vjetorin e pavarësisë.
Në shkresën e tij, Sekretari amerikan i shtetit Antony J. Blinken, ndër të tjera nënvizon dhe angazhimin në misione të përbashkëta
"Sot ne jemi aleatë brenda NATO-s dhe vitin e ardhshëm do të shërbejmë së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomi, si dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian".
Blinken shprehet se miqësia mes dy vendeve nis që në mbrojtjen e pavarësisë.
“Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Woodrow Wilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919”.
Blinken thekson se shqiptarët luftuan kundër çdo diktature e këtë vazhdojnë ta bëjnë.
"Shqipëria e demonstroi këtë frymë sërish këtë vit duke hapur dyert e saj për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një port të sigurt siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit".
Ambasadori i BE në Shqipëri Soreca në urimin e tij ka theksuar mbështetjen për integrimin si dhe shpresën për anëtarësimin në union.
Policia në Tiranë s'njeh prokurorën, nuk penalizon shkelësin e ligjit por personin që e kishte lënë makinën në përdorim

