E diela me shi, në veriperendim dhe jug të Shqipërisë parashikohen ministuhi ere

Vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në vendin tonë, por orët e pasdites sjellin intensifikim të reshjeve në të gjithe vendin ku me problematike situata do të jetë në zonat veriperëndimore dhe ekstremin jugor të Shqipërisë, herë pas herë do të ketë mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Parashikohet që nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dendur të mbetet i gjithe territori gjatë nates dhe deri mengjesin e së hënës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjellë rritje të lehte të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h serish nga drejtimi jugor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 6 ballë.