Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri te Fusha e Aviacionit, policia aksion për kapjen e autorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 22:54
Një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër te "Fusha e Aviacionit" në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 të mbrëmjes së sotme, 27 nëntor.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.
Shërbimet e Policisë falë informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
