Braktisi fëmijët për t’u martuar, 26-vjeçarja e “zhdukur” në Durrës nuse në shtëpinë e të dashurit
Një e re nga Durrësi e denoncuar e zhdukur u gjet nga Policia në Elbasan. Ajo ka deklaruar se kishte shkuar si nuse në shtëpinë e të dashurit që kishte njohur në rrjetet sociale, por që nuk i kishte treguar se ishtë nënë e dy fëmijëve të cilët i braktisi.
26-vjeçarja, Areta Çauli, e denoncuar publikisht e zhdukur nga vëllai i saj në Durrës, ka rezultuar se në fakt ishte larguar me dëshirë duke braktisur dy fëmijë të mitur.
E reja, është gjetur nga policia në fshatin Labinot Mal, ku siç ka deklaruar vetë kishte shkuar për të jetuar me të dashurin që e kishte njohur në rrjetet sociale, të cilit i kishte mbajtur sekret faktin që ishte nënë e dy fëmijëve dhe divorcuar.
"Nuk i kam thënë të dashurit se isha në proces divorci dhe që isha me dy fëmijë, as familjes së tij. Ata më kishin pritur shumë mirë, do ja tregoja në një tjetër moment. Vëllai nuk kishte pse dilte në TV. Nuk kam patur marrëdhënie të mirë me të. Unë ika vetë, nuk më rrëmbyen. Do të shkoj prapë te i fejuari në Labinot Katund, e dashuroj dhe nuk dua të ndahem prej tij."
26-vjeçarja e zhdukur është lokalizuar nga policia me anë të celularit që kishte në përdorim, ndërsa një burim tha se ka qenë në spital për krizë nervore dhe i është bërë një qetësues.
Ndërkohë policia e Durrësit ka nisur ndaj saj një hetim në gjendje të lirë për braktisjen e dy fëmijëve të mitur.
