Përplasen dy makina në Dreven, plagoset polici i komisariatit të Krujës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2021, 08:04
Një polic i komisariatit të Krujës mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, ku mjeti me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.
Efektivi i policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
