Makina përplaset me pemën në Elbasan

Një makinë është përplasur me një pemë, pasi hipi në trotuar, në Elbasani, në kryqëzimin e “1 Majit”.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (27 nëntor).

Mësohet se shoferi i mjetit është plagosur dhe po transportohet për në spital.

Pritet që në vendngjarje të arrijnë forcat e policisë për të zbardhur detaje të tjera rreth ngjarjes së ndodhur.