A mund të ketë një kompozim të ri politik Berisha - Meta? Ja si përgjigjet Hasimja
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, së fundmi është përfshirë në debatin Berisha-Basha.
Analisti Ermal Hasimja, thotë se përfshirja e Metës në debat është një përpjekje për protagonizëm dhe se sipas tij nuk do të ketë kompozim të ri politik midis Berishës dhe Metës.
Në një interviste në Ora News, me gazetarin, Everest Dedaj, Hasimja thotë se midis tyre mund të ketë afrimitet, por jo bashkim me të njëjtin flamur, me të njëjtën logo dhe sigël.
Si e gjykoni përfshirjen e presidentit, Ilir Meta, në këtë situatë. Është një përpjekje për tu dalë në krahë të njërës palë, të foltores së Berishës, apo si një përpjekje për të qenë pjesë e një debati politik për të marrë vëmendjen e qytetarëve.
Ermal Hasimja: "Mendoj se janë të dyja dhe një përpjkje për protagonizëm. Ajo që është e çudtishme është se zoti Ilir Meta paraqitet si aktor politik, dhe jo president i vendit. Nga ana tjetër Meta nuk e ka fshehur se ka bashkëpunuar më shumë me zotin Berisha, se sa me zotin Basha. Ndodha është në këtë aspekt më rehat te rikthimi i Berishës."
Thatë për presidentin se parqet veten si aktor politik. Pse? Po projekton një të ardhme politike?
Ermal Hasimaj: "Këtë e ka thënë ai që pas 1 viti do të jetë në krye të betejës politike, atëherë kur parashikon të lerë postin e presidentit. Kështu që po e përgatit veten. Nuk është momenti më in shkëlqyer për LSI, është në rënie gjithandej dhe natyrisht e ka nevojën për protagonizëm, për tu mbajtur gjallë dhe për tu bërë të qartë njerëzve, që në këtë luftë civile që po bëhet brenda PD-së, njerëzit mos harrojnë se ekziston edhe LSI-ja."
A shikoni pas këtyre përpjekjeve një kompozim të ri politik qoftë me zotin Berisha dhe Meta? A mund të ketë një shkrirje politike të Foltores me Lëvizjen e zotit Meta kur ai të ketë lënë presidencën më 22 korrik?
Ermal Hasimja: "Nuk besoj se kjo gjë do të ndodhë. Do të ishte vetëvrasje politike për Sali Berishën dhe për këdo që do ta ndiqte. Nuk besoj se Berisha do të ishte aq naiv, sa që do të përfshihej në diçka të tillë. Patjetër që mund të ketë afrimitet, por jo bashkim me të njëjtin flamur, me të njëjtën logo dhe sigël. Më duket e pamendueshme. "

