Berisha 'Foltore' me shqiptarët e Amerikës, zbulohet data
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 22:40
Ditën e diel, më 5 dhjetor ish-lideri demokrat Sali Berisha do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës në kuadër të nismës së "Foltores."
Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook.
"Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, Neë York, Pennsylvania, Connecticut etj", thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në 'Marriot' Hotel, 138 Neë Pehle Ave, Saddle Brrok, Neë Jersey 07663, USA.
