Kavajë: Një burrë e një grua gjenden të vdekur në banesë, dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë

Dy persona janë gjetur pa jetë brenda një apartamenti pasditen e së shtunës në Golem.

Sipas policisë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të asfiksisë nga gazi.

Në trupat e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa mendohet se ata kanë ndërruar jetë pak ditë më parë.

Djali i Mihal Janit ka deklaruar në polici se nuk ka mundur të komunikojë me të atin prej datës 25 nëntor, ndërsa po në këtë datë mësohet se është larguar pa njoftuar nga banesa Tiranë shtetasja Anila Llulla, për të cilën djali i saj ka bërë kallëzim në polici.

Pas denoncimeve të familjarëve efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë hyrë në apartamentin që ndodhet në katin e dytë të një pallati në rrugën "Bulevardi i pishave" në Golem dhe kanë gjetur aty të pajetë bashkëjetuesit.

Dyshimi kryesor është që çifti përdorte për ngrohje ndërsa fqinjët kanë deklaruar për policinë se prej mbrëmjes të së premtes kanë ndjerë në pallat erën e gazit, por nuk kanë mundur të komunikojnë me pronarin e apartamentit. Hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes me dy viktima.

Kavajë: Një burrë e një grua gjenden të vdekur në

Kavajë: Një burrë e një grua gjenden të vdekur në