Spiro Moisiu "Qytetar Nderi" Lushnje, Alfred Moisiu: Nëse s'do të luftonin, s’do kishim Shqipërinë

Gjenerali Spiro Moisiu është shpallur qytetar Nderi i Lushnjes, ndërsa medaljen e mori nga kryetarja e Bashkisë, djali i tij, ish-presidenti Alfred Moisiu.

Të enjten atje u promovua edhe libri biografik për Gjeneral Moisiun i autorit Jovan Bizhyti.

Historiani i njohur Mariglen Kasmi e vlerësoi lart figurën e Moisiut duke thënë se ai ka shërbyer në tre kohë të rëndësishme për Shqipërinë.

Për ish-kreun e shtetit Alfred Moisiu, përpjekjet për ta zbehur luftën Nacional Çlirimtare janë përpjekje anti-kombëtare.

"Ka pasur tendenca të rrezikshme, anti-kombëtare,  për ta zbehur luftën. A thua se ishte gabim që luftuam. Përkundrazi lufta nacional çlirimtare është një gjerdan i çmuar në historinë shqiptare."

Të zgjedhur vendorë dhe historian gjatë fjalës së tyre vlerësuan lart figurën e Gjeneral Moisiut.

Spiro Moisiu "Qytetar Nderi" Lushnje, Alfred Moisiu: Nëse

Spiro Moisiu "Qytetar Nderi" Lushnje, Alfred Moisiu: Nëse

Spiro Moisiu "Qytetar Nderi" Lushnje, Alfred Moisiu: Nëse