"A po bëhet më shumë me "Open Ballkan?", Rama i përgjigjet gazetares: Unë shoh gjysmën e gotës plot. Kurti: S'do lejojmë dështimin

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti ndodhen në konferencë për median. Një ndër pyetjet ishte se marrëveshjet kanë mbetur në letër dhe jo në zbatim.

Rama tha se firmosja e marrëveshjeve sot janë vijimsi e punës.

“Puna juaj e do që të shihni gjysmën e gotësh bosh, puna ime e do që të shoh gjysmën plot. Rëndësi ka që nga gjysma plot pihet ujë, nga ajo bosh nuk pihet ujë” tha Rama në fund të përgjigjes.

Ndërkohë Albin Kurti u shpreh optimist se çfarë po bëhet.

Pyetje per Edi Ramen: Më duket si kopje e procesit të Berlinit takime të përvitshme nënshkrime të përvitshme dhe rezultatet zero.  Më duket se më shumë po bëhet me nismën “Open Ballkan” ku takimet janë më intensive. Kush është fajtor burokracia?

Pergjigja Edi Rama: Nuk është e vërtetë që rezultati është zero. Me Albinin e qeverinë aktuale kemi pasur një qasje dinamike dhe jemi fokusuar tek një numër marrëveshjesh që jo vetëm janë konkrete në fjalë por dhe pjesë e një pune konkrete që është bërë.

Sot firmosëm marrëveshjen për hekurudhën por ndërkohë e kemi vënë në buxhet për financimin e studimit të fizibilitetit me të cilin do të apolikojmë bashkarisht në programin e investimeve të BE-së.

Kemi folur sa herë për të lehtësuar qarkullimin në kufi dhe sa herë jemi prapësuar për shumë arsye që nuk është vendi të rendisim por mes ministrave të  Brendshëm është gjetur një zgjidhje e re. E sjell si shembull për tju përgjigjur pyetjes që nuk jemi në kushtet e marrëveshjekracisë që bëjmë marrëveshje e e lëmë për mbledhjen e ardhshme por jemi në kushtet kur ka një reflektim për atë çfarë nuk ka shkuar dhe një punë konkrete.

Sekretariati, mos mendoni se është nismë që e shpikëm sot. Ka qenë prej kohësh një kërkesë e vetë punës por nuk është bërë asnjëherë. Sot e kemi të formalizuar,ndërkohë që koordinatorin e këtij sekretariati e kemi në punë qysh se u dakordësuam në Prishtinë.

Pyetja per Albin Kurtin:  A mendoni se stafi juaj do ta cilësojë kaq të rëndësishme sa do të bëhet pjesë me një postim në rrjetet sociale  që nuk ndodhi në vizitën zyrtare të kryeministrit Rama në shtator?

Pergjigjja Albin Kurti: Do kërkoj nga stafi im të jetë më aktiv në fushën virtuale sidomos në punën praktike reale publike meqënëse për të gjithë ne ka shumë detyra drejt realizimit të këtyre marrëveshjeve.

Unë jam shumë optimist për çfarë po bëjmë këtë vit e besoj se viti i ardhshëm do të jetë ai që do të shihen që interesat e vullneti i qytetarëve është shndërruar në detyrë e përgjegjësi për neve. Do të kemi kritika edhe për më shumë punë por kurrsesi pesimizëm për dështime që nuk do i lejojmë”