Aksion kundër krimeve mjedisore në Lezhë e Kurbin/ Procedohen penalisht 17 persona
17 persona janë proceduar penalisht në Lezhë dhe Kurbin, pas një aksioni të zhvilluar nga policia për krimet mjedisore.
Sipas bluve Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, proceduan penalisht për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, shtetasit
E. L., 47 vjeç, K. Ll., 50 vjeç, I. L., 41 vjeç, Xh. Z., 37 vjeç, A. A., 33 vjeç, A. P., 49 vjeç dhe F. V., 26 vjeç, banues në Tiranë, Durrës dhe Kurbin.
Këta shtetas ishin punonjës të një kompanie dhe janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Shet", Skuraj, Kurbin, duke marrë inerte me kamionë, në shtratin e lumit Mat. Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një ekskavatori dhe i 3 kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin filloi procedimi penal për shtetasit: H. M., 66 vjeç, banues në Fushë Mamurras dhe F. M., 50 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, pasi janë konstatuar duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
Ndërsa në Lezhë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë proceduan penalisht shtetasit: Xh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, Ç. T., 48 vjeç, banues në Lezhë dhe D. B., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke grumbulluar materiale inertesh, në lagjen "Sakë " Ishull Shëngjin, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetaset: D. Rr., 48 vjeçe, banuese në Pukë dhe M. Z.,60 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi janë konstatuar duke hedhur me karroca materiale inerte në një sipërfaqe toke në Sakë, Ishull Shëngjin.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u proceduan penalisht shtetasit:
N. M., 52 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë, M. D., 33 vjeç dhe A. S., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë konstatuar duke kryer punime pa leje dhe kanë hedhur materiale inerte, pa lejen e organeve kompetente.
Policia bën me dije se aksioni kundër krimeve mjedisore do të vijojë dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

