Tragjedi si “Argjiroja” në Vlorë, nëna 34-vjeçare me foshnjën 1 vjeç në krahë u hodh nga pallati
Një nënë 34 vjeçare u hodh bashkë me fëmijën një vjeç në krahë nga pallati ku banonin prindërit e saj, duke gjetur vdekjen të dy.
Pamela Mërtiri, kishte pak më shumë se 1 vit që ishte bërë nënë e një djali, por disa muaj më pas ishte ndarë me bashkëshortin.
Nga ajo kohë e reja po kalonte probleme të rënda psikologjike, sic tregojnë fqinjët duke cituar nënën e 34 vjeçares që ishte rikthyer në enjten në Vlorë bashkë me dy prindërit me të cilët jetonte në Tiranë.
Rreth mesditës, 34 vjeçarja duket se i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve të moshuar dhe bashkë me foshnjën në krah u hodh nga kati i 5 një pallati, ngjitur me atë ku jetonte.
Nënë e bir u gjetën nga banorët me frymë, por të ndërruan jetë rrugës dhe në Spitalin e Vlorës
34 vjeçarja sipas dëshmive administronte një farmaci në kryeqytet ndërsa i ati është një mjek i njohur në qytetin bregdetar.
Fqinjët dhe dëshmitarët e ngjarjes tronditesë veç zërave se 34 vjeçarja po kalonte depresion, nuk dinë për konflikte të tjera që mund ta kenë çuar atë drejt aktit ekstrem.
Vlorë/Informacion paraprak
"Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë."
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

