Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Berisha: Thelloi hendekun, përballë qeverisë së Kosovës u ul ajo e 'Zografit bis'
Në Elbasan, ditën e sotme, 26 nëntor qeveria Kurti dhe qeveria Rama zhvilluan mbledhjen e 7-të të përbashkët.
Ish-kryeministri Berisha e shikon këtë mbledhje si një thellim të hendekut dhe përçarje mes qeverive të të njëjtit komb.
"Në të vërtetë ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb."
Berisha nëpërmejt një statusi në Facebook e cilëson qeverinë Rama si qeberia e Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur dhe njëkohësisht përfaqesuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë.
Zoti Berisha dënon lojën e "Serbomadhit Vuçiç."
Postimi i plotë:
"Dy fjale per mbledhjen e dy qeverive!
Miq, Mbledhja e sotme ne Elbasan e qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves duhet te shenonte nje ngjarje te rendesishme bashkepunimi midis dy vendeve.
Ne te vertet ky takim thellon edhe me shume hendekun dhe perçarjen midis dy qeverive te te njejtit komb.
Kjo sepse ne Elbasan perballe qeverise se Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, perfaqesuesi i aleances trilaterale Beograd-Shkup-Tirane de facto aleances se rrethimit te Kosoves nga klika armiqesore serbo-shqiptaro maqedonase.
Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe lojen e rrezikshme te Serbomadhit Vuçiç i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit per veriun e Kosoves dhe vasalve te tij, Zografi Bis dhe Zaev qe po bejne me rajonin tone duke nxitur me nismen e tyre nacionalizmat e semura dhe konfliktualitetin ne rajon. Sb"

