Vlorë/ Dëshmitari tregon si e gjeti nënën dhe fëmijën 1 vjeç, pasi u hodh nga kati i pestë: Dëgjova zhurmën dhe dola
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 13:20
Qyteti i Vlorës u trondit sot nga një ngjarja e rëndë, ku një nënë u hodh nga kati i pestë bashkë me të birin 1-vjeçar, të dy kanë ndërruar jetë.
Një banor i zonës thotë se si ndodhi ngjarja.
Ai thotë se 35-vjeçarja, P.M , nuk ishte banore e lagjes Pavarësia në Vlorë, dhe se ajo erdhi enkas nga Tirana për tu hedhur nga kati i pestë me të birin. Banori thotë se sapo dëgjoi zhurmën doli jashtë.
"Është hedhur nga kati i pestë nga shesh pushimi. Nuk jetonte këtu. Ka ardhur fiks për tu hedhur nga pallati. Dëgjova zhurmën që ra dhe në moment dola. Në momentin që dola kjo ishte e shtrirë, kurse fëmija përmbys. Gruaja kishte shenja jete, kurse fëmija fare, kishte çarje, dhe e mori njëri që është këtu me makinë.", tha banori.
