Dy vite nga tragjedia e tërmetit / Në Kurbin ende familje në çadra, rindërtimi në fshat nuk ka nisur

Dy vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, për familjen Murati në Shullaz të Kurbinit asgjë nuk ka ndryshuar.

Shtëpia u bë e pabanueshme nga lëkundjet me magnitudë 6.4  ballë i orës 03:54 të 26 Nëntorit 2019, e  prej asaj dite streha e vetme e familjes 5 anëtarëshe është kjo çadër.

"Është një vështirësi tepër e madhe. Kam kaluar 2 dimra në çadër. Kam kaluar dhe stinën e verë 2 herë . Jam me fëmijë të vegjël. Fëmijët i kam në shkollë. Kur temperatura është e lartë, i bëjnë detyrat nën hijen e pemës."

Me shpresat e zbehta ata kërkojnë një strehë.

Në Kurbin deri më tani janë ndërtuar 524 apartamente që janë financuar nga qeveria e Turqisë, ndërsa ende nuk ka përfunduar asnjë banesë individuale.

Me nga 25 viktima, Durrësi e Thumana ishin zonat më të goditura.

Fshati i Fushë Krujës, po ringrihet e banorët presin të futen në shtëpi, ndërsa në qytetin bregdetar, banorët që mbeten pa strehë kanë rezerva për atë që është bërë në 2 vite.

"Lagështi, ftohtë, unë jam e sëmurë me astmë, fëmijën e kam të sëmurë. Është katastrofë."

Të tjerët kërkojnë drejtësi jo vetëm për jetët e ndërprera në mes por edhe për makutërinë njerëzore që  hodhi beton pa kriter, e pa asnjë siguri.

"Deri sot nuk ka asnjë interesim nga prokuroria. Po flenë mbi dosje."

Në qytetin bregdetar procesi i rindërtimit ka ecur me ritme të ngadalta dhe përballë thirrjeve të qytetarëve institucionet japin shifrat e suksesit.

"Kemi arritur një rezultat pune, që mund ta quajmë sukses. Kemi përfunduar  rehabilitimin e 405 pallateve në ambiente të përbashkëta. Rreth 4 mijë familje i janë rikthyer jetës normale, që nga fundi i 2020 dhe fillimi i 2021. Nga ana tjetër kemi përfunduar 214 banesa individuale."

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 la pas 51 viktima, qindra të plagosur e mijëra shtëpi të rrënuara.

Viktimat e tërmetit

1.       Sahadete Lala

2.       Ilir Lala

3.       Marjeta Lala

4.       Griselda Lala

5.       Amelia Lala

6.       Emilio Lala

7.       Dionis Lala

8.       Dionisa Lala

9.       Fatmira Cara

10.     Hasan Cara

11.     Anthi Cara

12.     Almir Cara

13.     Stela Zvergeci

14.     Erisa Cara

15.     Eduard Reci

16.     Dolora Reci

17.     Kristi Reci

18.     Klaus Reci

19.     Klement Çupi

20.     Hajredin Çupi

21.     Lutfie Çupi

22.     Bajram Hajdarmataj

23.     Isah Abazi

24.     Shemsedin Abazi

25.     Esiela Karanxha

26.     Diena Karanxha

27.     Eviola Broshka

28.     Saimir Greku

29.     Pëllumb Greku

30.     Çelike Greku

31.     Hajrie Vata

32.     Rolejdi Vata

33.     Drita Cakoni

34.     Kastriot Cakoni

35.     Kristian Preçi

36.     Ersid Hoxholli

37.     Aderina Kadili

38.     Sadik Qato

39.     Rozeta Mecja

40.     Sotiraq Misha

41.     Nafije Rexhepi

42.     Flatar Zenelaj

43.     Xhuljeta Gjana

44.     Bukurie Leka

45.     Fatmira Cuka

46.     Sardi Cuka

47.     Selvie Lala

48.     Arjela Lala

49.     Bukurie Leka

50.     Diestela Steneci

51.     Xhesika Biqiku