Ironia e Shkëlzen Berishës: PD i ka borxhe Bashës, meqë nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 12:22
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat dhe akuzat e mbrëmshme të kreut të PD në detyrë, Lulzim Basha.
Në një postim në Facebook, Shkëlzen Berisha ironizon Bashën, ndërsa shkruan se PD i ka borxhe.
“PD i ka borxhe Bashës meqë nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër!”,shkruan Shkëlzen Berisha.
Mbrëmë Basha i drejtoi akuza të forta ish-kryeministrit Berisha, duke tentuar të bëjë atë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.
Basha tha se SHBA lejoi Ramën të vidhte zgjedhjet, sepse ai nuk u distancua nga Berisha, lideri historik i PD.


