"Provokacia apo pyetje" Rama hedh "fall" në Elbasan: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë? Do ndodhë...
Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me qeverinë Kurti ju përgjigj pyetjes se cila do të ishte vota e tij për bashkimin kombëtar me Kosovën.
Ndonëse nuk përmendi kohë dhe orë, kreu i qeverisë tha se kjo do të ndodhë. Duke e cilësuar si provokim pyetjen e gazetarit kosovar, se çfarë mendonte nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e vendeve, kreu i qeverisë theksoi se vota e tij do të ishte pro.
Rama: Tani kjo është pyetje, apo provokacia?! Se nuk e kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, do beja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës dhe do votoja pro.
Nëse do më pyesni a do ndodhja kjo apo jo; meqë ju më provokoni, po ju provokoj dhe unë, unë them se kjo do ndodhi, se di se kur dhe se si do të ndodhi.
Sot…por që kjo do të ndodh një ditë, unë them që po. Atyre që mund ta marrim këtë dhe të dalin që të bërtasin; ‘Shqipëri e Madhe’, u them që fallxhorët nuk gjykohen se është një fall meqë ju po më pyesni të hedhim fall, nëse unë do hidhja fall, po e hedh me imagjinatë, se nuk shoh filxhan, them se do ndodh.
Fallin e futa në mes për përkthyesin dhe për ata që do bëjnë deklarata pas kësaj dhe do thonë; u takuan pas kësaj se do digjet Ballkani, të ngrihet bota se do na sulmojnë shqiptarët. Më ndihmoni dhe ju dhe thoni që foli zëri i fallxhorit, dhe jo zëri i politikanit. Meqë më provokoi Klani i Kosovës, se Klani i Shqipërisë provokoi Albinin, ju përgjigja.
Rama bëri batuta dhe me kryeministrin Kurti duke i thënë se nëse dëshironte mund ta bënte dhe ai një parashikim. Kryeministri kosovar u shpreh se çështja e bashkimit të shqiptarëve nuk është diçka që e përzgjedhim, por një intencë kolektive që na përzgjedh ne. Nuk mund të vendosemi ne, tha Kurti mbi procese historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.
