U hodh nga kati i pestë me fëmijën 1 vjeç, e reja jetonte në Tiranë. Në Vlorë kishte prindërit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 13:32
Vajza 34 vjeçare e cila i dha fund jetës së saj duke u hedhur bashkë me fëmijën vetëm 1 vjeç nga sheshpushimi i katit të pestë një pallati në Vlorë jetonte në Tiranë.
Në Vlorë e reja kishte familjen e saj. Dëshmitarët thonë se ajo është vajza e një mjeku të njohur në Vlorë, i cili ka dalë në pension dhe me bashkëshorten e saj jetonin në atë pallat ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë
Ngjarja që tronditi Vlorën ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:30 minuta në lagjen “Pavarësia”
34 vjeçarja jetonte në Tiranë ku punonte si farmaciste dhe fqinjë thanë se ishte e divorcuar.
