Nënshkruhen marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare që u mbajt ditën e sotme në Elbasan, dy qeveritë firmosën 13 marrëveshje.

1-Dy kryeministrat firmosën protokollin e bashkëpunimit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit koordinues ndërqeveritar.

2-Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës për zbatimin e lehtësirave në proceduar doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave u nënshkrua nga Rama dhe Kurti.

3- Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje-qëndrimit të përkohshëm u nënshkrua nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla.

4-Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit u nënshkrua nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Brendshëm i Kosovës  Xhelal Sveçla.

5- Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shistavec-Kukës-Krushevë-Dragash midis Kosovës dhe Shqipërisë u nënshkrua nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla.

6- Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare u nënshkrua nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu.

7- Nënshkrimi i marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë u nënshkrua nga ministra e Financave Delina Ibrahimaj dhe ministri i Financave në Kosovë Hekuran Murati.

8-Nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë dhe ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë u nënshkrua nga ministrja Belinda Balluku dhe ministri Liburn Aliu.

9- Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe ministrisë së Arsimit të Kosovës në fushën e njohjes he njehsimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore u nënshkrua nga ministrja Evis Kushi dhe ministrja Arbërie Nagavci.

10- Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe ministrisë së Kulturës të Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve u nënshkrua nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ministri Hajrulla Çeku.

11-Nënshkrimi i kalendarit të përbashkët kulturor vjetor ndërmjet ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe ministrisë së Kulturës të Kosovës për vitin 2021-2022 u nënshkrua nga ministrja e Kullturës Elva Margariti dhe ministri Hajrulla Çeku.

12- Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e Bujqësisë ndërmjet ministrisë së Bujqësisë të Shqipërisë dhe ministrisë së Bujqësisë së Kosovës u nënshkrua nga ministrja Frida Krifca dhe ministri Faton Peci.

13-Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe ministrisë së Financave të Kosovës u nënshkrua nga ministra Ogerta Manastirliu dhe ministri i Financave në Kosovë Hekuran Murati.