Makina përmbyset në Shëngjin, shoferi "arratiset"

Një automjet tip "Benz"ka dalë nga rruga në hyrje të Shëngjinit, pranë Knallës.

Mjeti është gjetur në ferrë anës rrugës, ndërsa personat që kanë qenë brenda e kanë braktisur dhe nuk janë gjetur aty.

Burime bëjnë me dije se nuk janë paraqitur as në spital.

Policia po punon për identifikimin e pronarit të mjetit.