Shteti duhet të ketë protokoll, Gjuzi: Ja momenti kur jeta e deputetëve në Kuvend u vu në rrezik
Intervista me Kujtim Gjuzin ishte e gjitha ekskluzive për D-Night. Deklarata të pathëna asnjëherë më parë e bënë intervistën akoma edhe më interesante për të gjithë publikun.
Gjuzi foli për një moment kritik të qeverisë Rama, ku ka pretenduar të fusë në sallën e Kuvendit protestuesit e irrituar. Sipas tij, në një situatë të tillë jeta e deputetëve vihej në rrezik.
Dajana: Nga çfarë ke frikë Kujtim Gjuzi?
Kujtimi: Unë të kem frikë njeri? Përveç Zotit lart askënd tjetër
Dajana: Ke një mesazh të fundit për shqiptarët?
Kujtimi: Mesazhi i parë është shprehja e ngushëllimeve për 46 viktimat e aksidentit tragjik të Bullgarisë, ku midis tyre kishte nga tre apo katër kombësitë të gadishullit të Europës Juglindore . Keqardhje që shteti shqiptar nuk funksionon me protokoll.
Ju e shikuat edhe vetë kur kryeministri tha se do marr të gjithë protestuesit do i fus brenda në sallën e Kuvendit. Në atë moment u rrezikua jeta e deputetëve, sepse aty mund të ketë njerëz të irrituar si pasojë e humbjes së parave. Prandaj shtetet kanë protokoll.
Për më shumë ndiqni linkun më poshtë. D-NIGHT nga e Hëna në të Enjte Live RTV Ora 23:00-00:00.

