Morina do monitorohet me kamera, qarkullimi në kufi do bëhet pa ndalesë. Për 28 Nentor hiqen kontrollet në kufi

Lehtësohet qarkullimi kufitar Shqipëri – Kosovë, sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.

Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakod për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid.

Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.

“Kemi rënë dakord me Ministrin e Brendshëm të Kosovës që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim. Kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë, për sa i takon identitetit të makinës që kalon nëpërmjet leximit të targës me kamera dhe çdo gjë do të jetë automatike, pa pasur nevojë që të ndalojë fare në kufi. Kjo është një përpjekje që të dy bashkë e kemi ndërmarrë tashmë.

Ministri tha se është bërë edhe plani i punës për këtë shkak dhe do të jetë shumë më  shpejt se sa fillimi i sezonit

Porosi dhe për festat e nëntorit

Në të dy anët e kufirit nuk do të ketë kontrolle dhe asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve në periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa kombëtare, 28 nëntor.

“Kështu që besoj se jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar tashmë një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar që ne jemi dy shtete të ndryshme” tha Çuçi.