Fshati Panarit në Korçë bën gati zahiretë, banorët: Furnizohemi me ushqime për 5 muaj dimër

Në prag të izolimit të përvitshëm nga dëbora banorët e fshatit Panarit vijojnë përgatitjet për dimrin e gjatë.

Ora News është rikthyer sërish në këtë fshat të thellë të Korçës për të parë se si banorët po marrin masa për të përballuar këtë dimër.

Fshati Panarit në Korçë bën gati zahiretë,

Në këtë kohë të gjithë janë në punë, dhe po përgatiten për dëborën.

Në fshat nuk gjen banorë të rrinë, kjo edhe për faktin se ky fshat nuk ka një lokal ku të mblidhen burrat.

Këta të fundit i gjen në banesa duke punuar. Banorët tregojnë se puna për dimërin nis herët pasi duhet siguruar ushqim dhe zahire për të paktën 5 muaj.

"Furnizohemi me ushqime për 5 muaj, është  vështirë për të sëmurët."

Fshati Panarit në Korçë bën gati zahiretë,

Problematike për banorët është marrja e medikameteve dhe shërbimi shëndetësor.

Fshat i harruar është shprehja që has me banorët sapo i takon.

Fshati Panarit në Korçë bën gati zahiretë,

Sipas tyre jo vetëm sepse mungon vëmendja për të mbajtur rrugën e hapur, por edhe energjia elektrike në dimër mungon për orë të tëra, për shkak se nuk është investuar në linjën e amortizuar.

Familjet e Panaritit, Grabockës, por edhe zonave të tjera përreth përballen çdo vit me bllokim të gjatë, dhe harresën e institucioneve.

Fshati Panarit në Korçë bën gati zahiretë,

Fshati Panarit në Korçë bën gati zahiretë,

Fshati Panarit në Korçë bën gati zahiretë,