“Berisha apo Basha” RTV Ora e Antonio Noto sjellin sondazhin e parë për krizën brenda PD-së e mandatin e tretë të qeverisjes Rama. Sot në "Ora e Betit"
Berisha apo Basha, Rama pas 9 vite qeverisje. RTV Ora e Antonio Noto sjellin sondazhin e parë për një parti.
Sot në Radiotelevizionin Ora dhe Antonio Noto kthehen me sondazhin për krizën brenda Partisë Demokratike në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme
Lexo ketu rezultatet e sondazhit RTV Ora & Noto
Kë mbështesin demokratët në përplasjen në selinë blu dhe kujt i japin të drejtë në vitin e nëntë të opozitës?
- Nisma e Berishës është për qëllime personale, apo ish kryetari kërkon ringitjen e së djathtës?
- A ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës?
- Mendimi i anëtarëve të PD-së por dhe së PS dhe LSI në emisionin Ora e Betit nga Noto Sondazhi
Noto nuk do të ndalet vetëm në selinë blu.
- Çfarë po ndodh me qeverisjen?
- Cili është mendimi i shqiptarëve në këtë nisje të mandatit të tretë?
- A ka rënie apo rritje të mbështetjes?
Gjithçka do të jepen drejtëpërdrejtë nga Antonio Noto dhe me një panel analistësh të mirënjohur për të interpretuar të dhënat e arritura nga kompania që ka arritur të parashikojë rezultatin në 5 palë zgjedhje në Shqipëri dhe në të parin për situatën në një parti politike.
Në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora.
