Gjashtë bashki me kryetar të emëruar, PS riorganizon strukturat në Shkodër, pret dekretin për zgjedhje të pjesshme
Gjashtë Bashki të vendit drejtohen nga kryetarë që nuk janë votuar nga qytetarët. Voltana Ademi në krye të Shkodrës është e vetmja demokrate që ka mbetur në detyrë pas 30 qershorit. Partia Socialiste, në pritje të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme, ka nisur rioganizimin e degës që për gati dy vite ka qenë në krizë.
Socialistët presin që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Ilir Meta të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për 6 bashkitë që aktualisht drejtohen pa kryetar të zgjedhur.
"Presim që Presidenti të flasë dhe të japë verdiktin e tij. Sapo Presidenti të prononcohet e dyta pas tij për Shkodrën do të prononcohem unë."
Biden kërkon mandat të dytë/ Demokrati hyn në garën presidenciale të
23 Nëntor, 13:34
Selia rozë në ka nisur punën për riorganizimin e strukturave. Takimi i radhës në Shkodqër ishte me gratë dhe vajzat, në një degë që prej më shumë se 2 vitesh ndodhet në krizë.
"Data dhe ristrukturimi është përcaktuar që në qershor."
Sekretarja e gruas në PS, Etilda Gjonaj dhe deputetët e kryebashkiakët socialistë të qarkut ishin pjesë e takimit, ku u diskutuan problematikat që ka kjo strukturë.
"Do të donim të kishim më shumë gra kryetare bashkish."
Duke kërkuar me shumë përformancë dhe rritje të cilësisë se shërbimeve, në këtë analizë gratë socialiste ndryshe nga mbledhjet e shkuara nuk u ankuan për punësimet.

